Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthen bombola e gazit në Ksamil, 3 të plagosura

Shpërthen bombola e gazit në Ksamil, 3 të plagosura
August 09
17:34 2016

Një shpërthim është regjistruar ditën e sotme në Ksamil. Burime të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal në plazhin “Pulëbardha”, Ksamil. Për pasojë, kanë mbetur të plagosura tri femra. Janë plagosur shtetaset: Dh.M., 43 vjeçe, pronare e lokalit; M.B., 19 vjeçe, punonjëse; Gj.T., 19 vjeçe, pushuese.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në plazhin e quajtur “Pulëbardha” Ksamil, ku në lokalin veror në pronësi të shtetases Dh.M., dyshohet se ka shpërthyer tubi i bombolës së gazit dhe për pasojë u ka shkaktuar dëmtime të lehta 3 shtetaseve të mësipërme.

Shtetaset e dëmtuara ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por janë nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen”, – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje