Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Shpërthen” Basha: “Merrini zvarrë! Doni luftë, luftë do të ketë”

“Shpërthen” Basha: “Merrini zvarrë! Doni luftë, luftë do të ketë”
February 24
12:42 2017

Me tone tepër të ashpra ka folur mesditën e sotme brenda çadrës së protestës kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se do t’i tërheqin zvarrë ata që tallen me qytetarët.

“Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët po vjen, ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët se do vijmë t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do ketë, deri sa të fitojnë qytetarët! Thyejini dritaret, ngrihuni protestoni, reagoni! Askush të mos kujtojë se kjo është lojë se jemi këtu për t’i bërë llogari, përndryshe vala e ardhshme popullore do t’ju fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore dhe jo një manifestim partiak. Popullit i ka ardhur fundi, durimit tonë i ka ardhur fundi, boll me provokime dhe me akte të pahijshme në kurrizit të qytetarëve dhe bizneseve”.

Basha u tha njerëzve që të protestojnë dhe reagojnë edhe më fort, madje nëse është e nevojshme të përdorin edhe dhunën.

“Nuk do gjeni vrimë miu për t’u futur. Kudo ku jeni për çdo padrejtësi ndaj çdo qytetari, reagoni, qëlloni me gusht, koha kur populli mund të trajtohet si dele po merr fund. Këtu do jemi deri sa ta mposhtim padrejtësinë. Ne do luftojmë deri në fitore dhe jemi në këmbë, populli shqiptar nuk ka rrugë tjetër për të marrë në dorë fatin e vet europian”,- tha Basha. /Blitz.al/

Share