Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërndanin drogë në Tiranë, Prokuroria: 170 vjet burg për 17 anëtarët

Shpërndanin drogë në Tiranë, Prokuroria: 170 vjet burg për 17 anëtarët
July 20
12:12 2016

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 170 vjet burg për 17 anëtarët e bandës që shpërndante lëndë të forta narkotike në disa zona të Tiranës, përcjell Blitz.al. Të ndaluarit akuzohen për krijimin e një rrjeti të sofistikuar shpërndarje heroine dhe kokaine në zonat e Tiranës së Re, Rr.Elbasanit, ish-Bllokut, Sauk. Mësohet se xhiroja e tyre llogaritej në rreth 50 mijë euro në muaj.

Hetimi ndaj grupit narkotik nisi pas disa referimeve të veçuara të Policisë së Shtetit. Në kuadër të veprimeve të nevojshme hetimore, në nëntor të 2015-s u vunë në pranga në total 23 persona, ndërkohë që disa të tjerë ishin arrestuar më parë.

Në përfundim të hetimit të zhvilluar me procedurë të shkurtuar, Prokuroria e Tiranës kërkoi:

  1. Julian Bushati, të dënohet me 14 vjet burgim
    2. Alfred Naço, të dënohet 13 vjet burgim
    3. Armando Murati, të dënohet 12 vjet burgim
    4. Alkan Markaj, të dënohet 11 vjet burgim
    5. Astrit Beka, të dënohet 11 vjet burgim
    6. Bledi Çarçani, të dënohet 11 vjet burgim
    7. Donard Belaj, të dënohet 11 vjet burgim
    8. Eni Malaj, të dënohet 11 vjet burgim
    9. Gentian Xhelili, të dënohet 11 vjet burgim
    10. Rudolf Kallbaqi, të dënohet 11 vjet burgim
    11. Spartak Piciri, të dënohet 11 vjet burgim
    12. Dardan Jaku, të dënohet 10 vjet burgim
    13. Aurora Liço, të dënohet 9 vjet burgim
    14. Sali Sallaku, të dënohet 8 vjet burgim
    15. Toni Naço, të dënohet 8 vjet burgim
    16. Atrias Çizmja, të dënohet 6 vjet burgim
    17. Indrit Sallahu, të dënohet 2 vjet burgim (moskallëzim krimi)
Komento
Etiketimet
Shperndaje