Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërndanin drogë në Tiranë, pranga 16 personave, ndër ta “i forti i Myslym Shyrit”

Shpërndanin drogë në Tiranë, pranga 16 personave, ndër ta “i forti i Myslym Shyrit”
July 12
11:40 2016

Hetimi i gjatë i Forcave të Antidrogës ka çuar në arrestimin e tre personave në Tiranë, një ndër ta është personazh i njohur për policinë. Mësohet se forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga ndër 16 persona, të fortin e rrugës “Myslym Shyri”, Gjergj Cukalin dhe dy shokët e tij Dorian Qafa dhe Naldio Mali. Të arrestuarit janë pjesë e një grupi kriminal.

Ata u vunë në pranga mbrëmjen e djeshme në një lokal të “Ali Demit”, për llogari të Drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Shtetit. Ditën e sotme, Prokuroria ka vendosur urdhër-arresti për Cukalin dhe shokët e tij.

Gjergj Cukali është një ndër personazhet më të njohur të botës kriminale në Tiranë. Në korrik të 2004-s ai u vu në prangat e policisë pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, morrën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij. Plan që dështoi falë ndërhyrjes së policisë. Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika.

Në gusht të 2012-s, Gjergj Cukali u kap pranë lulishtes “1 Maji”, me një pistoletë tip “Glock” me 17 fishekë, që e mbante në një çantë të vogël. Ndalimi i tij u bë pas denoncimit të një punonjësi sigurie, Shpend Kadiu, 43 vjeç, i cili kallëzoi në polici se ishte dhunuar fizikisht dhe kërcënuar me armë nga dy persona për një vend parkimi të parapaguar.

Etiketimet
Shperndaje