Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërndanin cigare marijuane – 3 të arrestuar, mes të cilëve një mësues gjimnazi

Shpërndanin cigare marijuane – 3 të arrestuar, mes të cilëve një mësues gjimnazi
March 30
16:34 2016

Në kuadër të operacionit të koduar “Arbeit”, të zhvilluar në Lezhë, janë vënë në pranga tre persona, mes të cilëve edhe një mësues gjimnazi në Shënkoll. Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se këta shtetas, në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve, prodhonin dhe shpërndanin lëndë narkotike marijuanë.

Policia ka sekuestruar 340 cigare ku ishte kamufluar droga, 555 doza lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sativa”, 56 kubikë të dyshuar si bimë narkotike, 1 automjet Mitsubishi, 4 celularë, 1 armë gjahu me leje.

NJOFTIMI I POLICISË

“Më datë 30.03.2016, pas një pune hetimore 4-mujore, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë u finalizua me sukses operacioni i koduar “Arbeit”, në kuadër të të cilit u identifikuan dhe zbuluan, pas një pune të mirëfilltë policore, disa shtetas që, në mënyrë të kamufluar në formën e cigareve, prodhonin dhe shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit marijuanë.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale të “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, shtetasit:

Sabri Zyba, 24 vjeç, banues në Lezhë;

Fatmir Ndreca, 46 vjeç, banues në Lezhë me funksion mësues në shkollën e mesme në Shënkoll, ku dyshohet se shpërndante lëndën narkotike;

Petrit Gjoka, 41 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Fatmir Ndreca u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 56 kubikë të dyshuar si bimë narkotike të kultivuara në gota plastike; 1 armë gjahu me leje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

ma2

ma3

Etiketimet
Shperndaje