Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërndahen banesat e dyta sociale në Shkozë, ja emrat e 177 përfituesve

July 07
09:31 2016

...

Këshilli Bashkiak i Tiranës ndau një ditë më parë pjesën e dytë të banesave sociale, vendim që u arrit me votat e të gjithë anëtarëve.

Përfituesit së bashku me 48 të tjerë që fituan qira të plotë ose të pjesshme nga Bashkia e Tiranës, do të mund të futen së shpejti në banesat e tyre. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri fillimisht një rezyme të rezultateve të punës së kryer duke vënë theksin tek 400 familje që tashmë kanë një strehë.

Përballë akuzave të përfaqësuesve të PD-së se ndoshta në listën e përfituesve mund të ketë edhe ndonjë të punësuar ose bashkëpunëtor të Bashkisë, kryebashkiaku bëri me dije se nuk do të lejojë manipulime me listat e përfituesve.

“Gjysma e Grupit tuaj Parlamentar merrnin kredi të buta si varfanjakë. Merrnin ministra e zëvendësministra… gjithë gardistët i keni me banesa sociale. Por ju garantoj që vrasës nuk marrin banesa sociale sa të jem unë në Bashki. Nëse keni një rast, na e thoni.”, u shpreh Veliaj.

Shfletoni galerinë për të mësuar se kush janë 177 përfituesit e banesave sociale.

Komento
Etiketimet
Shperndaje