Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërdorim detyre, nis procedimi penal për ish-kreun e komunës Velçan

Shpërdorim detyre, nis procedimi penal për ish-kreun e komunës Velçan
April 21
10:36 2016

Ish-kryetari i komunës Velçan po procedohet penalisht nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. 45-vjeçari I. M me banim në po këtë fshat, dyshohet se gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, nuk ka kryer procedurat e nevojshme për dëmshpërblimin e djegies së banesës të shtetasit A. B, banues në Prrenjas.

Bëhet me dije se pas djegies së banesës, i dëmtuari është zhvendosur në Prrenjas. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga  neni 248 i Kodit  Penal.

Komento
Etiketimet
Shperndaje