Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërdorim detyre, Gjykata liron ish-kreun e Tatimeve të Tiranës

Shpërdorim detyre, Gjykata liron ish-kreun e Tatimeve të Tiranës
May 04
11:47 2016

Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Apelit për Androkli Kokthin, duke e ndryshuar nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Pavarësisht se vetëm një muaj më parë, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke e quajtur të paligjshëm arrestimin, ish-kreu i Tatimeve bëri sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkoi lirimin e tij.

Androkli Kokthi u arrestua më 18 shkurt 2016 si i dyshuar për “shpërdorim detyre”. Në kërkesën për urdhër-ndalim, Prokuroria theksonte se “rezulton qartë se shfuqizimi i procesverbalit të konfiskimit të mallit dhe kthimi i tij subjektit nga ana e drejtorit Kokthi është një veprim i kryer tërësisht në kundërshtim me kërkesat e ligjit dhe në përmbushje jo të rregullt të detyrës, pasi Kokthi nuk ka të kompetencë ligjore për të shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit nga inspektorët e hetimit tatimor.”

Komento
Etiketimet
Shperndaje