Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpejtësi dhe çmenduri në rrugët e Tiranës, ndalohen drejtuesit e automjeteve

Shpejtësi dhe çmenduri në rrugët e Tiranës, ndalohen drejtuesit e automjeteve
October 19
16:03 2016

Nga Anduena Llabani

Tiranë – Në mesnatë shërbimet e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim edhe me shërbimet e rendit, kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 5 drejtues të automjete të tipeve të ndryshme.

Shoqërimi i këtyre drejtuesve është bërë pasi dyshohen të kenë bërë modifikime mjetesh në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

Këto mjete janë konstatuar duke garuar në pjesën e autostradës së unazë së re nga TEG-u në drejtim të kopshtit botanik, duke sjellë rrezikshmëri për drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe shqetësim për banorët e zonës.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative./Blitz.al/

14647220_992947844167387_758012653_o 14796223_992947847500720_20549336_o  14808129_992947854167386_293477329_o

Komento
Shperndaje