Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallet sot pavarësia e Çamërisë

Shpallet sot pavarësia e Çamërisë
October 30
10:19 2016

Ditën e sotme do të shpallet pavarësia e Çamërisë. Pritet që këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe ai arvanitas, të shpallin pavarësinë dhe të zgjedhin institucionet udhëheqëse që do të mundësojnë përmbushjen e objektivave politike kombëtare.

Festim Lato, kryetari i shoqatës “Çamëria”, u shpreh se Çamëria do të ketë histori të njëjtë si të Kosovës, ndërkohë që thekson se shpallja e sotme e pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i qeverisë kanë mbështetjen ndërkombëtare. Sipas tij, emërimi i qeverisë do të bëhet nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare.

Kuvendi do të mbahet në orën 14:00 në Hagë të Holandës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje