Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallet në kërkim ish-banorja e “Big Brother”

Shpallet në kërkim ish-banorja e “Big Brother”
March 15
19:10 2016

Është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës bukuroshja e “Big Brother”-it, pasi akuzohet se ka rrahur me grushte një vajzë.

Sipas njoftimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 14 marsit,  rreth orës 21:30, në një lokal në kryeqytet, në rrugën “ Nikolla Tupe”. Vajzat janë konfliktuar për motive banale. Pasi ka goditur shtetasen Katerina Beqo me grushte në fytyrë dhe në kokë, Françeska Jaçe është larguar nga lokali.

Policia e ka shpallur në kërkim 23-vjeçaren me vendbanim në Tiranë, ndërkaq, sipas efektivëve, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe po punohet për kapjen e Françeska Jaçes.

 

Shperndaje