Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallet i pafajshëm kreu i INUK, Zyhni Dajti

Shpallet i pafajshëm kreu i INUK, Zyhni Dajti
May 26
11:55 2016

Gjykata e Tiranës ka vendosur të shpallë të pafajshëm ish-kreun e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhni Dajti. Ai ishte i akuzuar për shembjen e një vile me leje në Golem, por sipas gjykatës fakti penal për çështjen e ngritur ndaj tij nuk ekziston.

Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-drejtorin e përgjithshëm të INUK, sot IKMT, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Sipas organit të akuzës, prishja e vilës ishte e paligjshme për shkak se është ndërtuar në 1996-n dhe kishte leje ndërtimi të miratuar sipas planit rregullues të vendimit të dhënë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë.

Komento