Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpallen personat e padëshiruar në kazino, s’do lejohen ata që fundosin familjet. Del emri i parë

Shpallen personat e padëshiruar në kazino, s’do lejohen ata që fundosin familjet. Del emri i parë
June 30
10:40 2016

Ligji i ri për lojërat e fatit në Shqipëri vë përpara përgjegjësisë ata qytetarë që janë të prekur nga “sindroma e bixhozit”. Në këtë rast, atij i ndalohet hyrja në kazino për shkak se mund të bëhet fatkeqësi për familjarët duke shpërdoruar burimet financiare të familjes.

Në kuadër të këtij ligji, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka bërë publik emrin e parë. Këtij shtetasi duhet t’i ndalohet hyrja në çdo kazino.

Njoftimi

“Ju bëjmë me dije të njoftoni të gjithë punonjësit tuaj, në adresat dytësore, ku shoqëria juaj ushtron aktivitet në fushën e lojërave të fatit, që të mos lejojnë hyrjen në këto ambiente të GJ. K., banues në Tiranë. Në rast të kundërt, nga ana jonë do të merren masat sipas dispozitave ligjore në fuqi, deri në pezullimin/heqjen e të drejtës për të ushtruar aktivitet”.

Paralajmërimi u është dërguar të gjithë subjekteve të licencuara nga Njësia, e cila ka deklaruar heqjen e licencës në rast se personi në fjalë jo vetëm luan bixhoz, por madje edhe në rast se pikaset që ka hyrë brenda njërit prej tyre si spektator.

Burimi: Shqiptarja.com

Komento
Etiketimet
Shperndaje