Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shorti i Champions League – Juventus përballë Atl. Madrid, ja përballjet e tjera të 1/8-ave dhe “finalja e parakohshme”

Shorti i Champions League – Juventus përballë Atl. Madrid, ja përballjet e tjera të 1/8-ave dhe “finalja e parakohshme”
December 17
12:47 2018

Sot, në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për raundin me eliminim direkt të UEFA Champions League. Pas fazës së grupeve, tashmë janë 16 skuadra që do të vijojnë betejën mes tyre për më të mirin e Europës. Lufta bëhet për kurorën, të cilën e mban në tri sezonet e fundit Real Madrid. “Los Blancos” edhe këtë herë do të tentojnë maksimumin që të mos lëshojnë fronin.

Fillimisht, para përfaqësuesve të klubeve është paraqitur procedura e shortit. Skuadrat janë ndarë në dy vazo. Nuk lejoheshin skuadra të së njëjtës federatë përballë njëra-tjetrës. Goglat e shortit na kanë njohur me këto përplasje, ku spikat Liverpool-Bayern Munich, e cila  konsiderohet si një finale e parakohshme:

ATLÉTICO MADRID – JUVENTUS

SCHALKE 04 – MANCHESTER CITY

MANCHESTER UNITED – PSG

TOTTENHAM – BORUSSIA DORTMUND

OLYMPIQUE LYON – BARCELONA

ROMA – PORTO

AJAX – REAL MADRID

LIVERPOOL – BAYERN MÚNICH

/Blitz.al/

 

Komento

Shperndaje