Blitz

 Breaking News

Shoqëruesi i Veliajt përqafon gazetaren për ta penguar të intervistojë Kryebashkiakun

Shoqëruesi i Veliajt përqafon gazetaren për ta penguar të intervistojë Kryebashkiakun
February 13
13:27 2020

Mbrëmjen e djeshme, pranë Sheshit Skëndërbej, gazetarja Sonila Musaj, është përballur me një situatë të pakëndshme. Ajo i është afruar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, për ta intervistuar dhe sakaq një prej truprojave të tij e ka përqafuar .

Në video shihet se një nga shoqëruesit e Veliajt e ka përqafuar gazetaren, teksa ajo po përpiqej që t’i merrte një prononcim kryebashkiakut.

Biseda në video:

Gazetarja: Zoti Veliaj…

Sërish gazetarja: Mos më prek

Shoqëruesi: Po të përqafoj

Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.

Ky gjest është quajtur seksist nga ana e gazetares, e cila nëpërmjet një reagimi ka treguar se do e ndjekë situatën penalisht.

Ajo thotë se shoqëruesi e ka përqafuar vetëm në mënyrë që ajo të mos i afrohet Veliajt për ta intervistuar.

Reagimi i plotë:

Miq që prej moshes 17-vjeçare kam punuar në media sigurisht jam ndeshur me sjellje të shumë personave por si sjellja ndaj këtij punonjësi të bashkisë Tiranë, kurrë.. Sjellja e këtij personi ishte e papranueshme. Seksiste dhe ngacmim i pastër, në emër të gjoja pengimit tonë që të mos intervistonim kryetarin.

Kjo është e patolerueshme që mos të lejojnë të bësh punën tënde. Por unë nuk tërhiqem dhe do të vijoj të jem zëri i qytetareve. Kam biseduar me avokatin tim dhe po hartohet një padi ndaj personit i cili pa më njohur pretendon se po më përqafonte, e vërteta është se ai nuk donte të intervistoja kryetarin e Bashkisë. Mesa duket, u frymëzua nga fjalimi i Veliaj i cili në 100 vjetorin e Tiranës Kryeqytet u kërkoi pjesmarrësve të përqafoheshin majtas e djathtas…, a thua se po mbytej Titaniku dhe jo të ishim në një festë.

Por një gjë ketu po mbytet. Tirana. Perveç permbytjeve nga shiu, po mbytet si qytet në llum e korrupsion që buron nga zyra e kryetarit të bashkisë e me rradhë. Ky është turp. Puna jonë do vijojë ditë për ditë në krah te interesit qytetar dhe transparencës.

Share