Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shoqëria civile njofton: Nesër në protestë përpara bashkisë

October 13
12:41 2016

proteste

Aktivistët e shoqërisë civile kanë vendosur të përkrahin stafin e “Publicus”, i cili akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për implikim me qëllim ndalimin e zhvillimit të emisionit.

Në lajmërimin e saj, shoqëria civile bën me dije se në orën 13:00 të ditës së premte do të zhvillohet një protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

“Kemi shumë arsye për të protestuar, kundër censurës së medias, emisioneve të mbyllura, kolegëve që pushohen nga puna pa shkak; për lirinë tonë, gazetarët dhe punëtorët e medias që kanë kërkuar azil, për të drejtat tona të mohuara dhe të parespektuara, për dinjitetin tonë dhe për vrasjen e Ardit Gjoklës në Sharrë”,- citohet ndër të tjera në njoftimin e shoqërisë civile. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje