Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shoqata Shqiptare e Gjuetisë në protestë: “Jo moratoriumit”

Shoqata Shqiptare e Gjuetisë në protestë: “Jo moratoriumit”
March 16
11:13 2016

Shoqata Shqiptare e Gjuetisë ka protestuar ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, duke kundërshtuar moratoriumin në gjueti. Ditën e djeshme ka përfunduar afati i moratoriumit 2-vjeçar për gjuetinë.

“Jo moratorium! I kërkojmë kryeministrit të mos e shtyjë moratoriumin. Kjo është një masë ekstreme. Ne jemi i vetmi vend në Europë për gjuetinë ndërmarrim veprime ekstreme. Ndal moratoriumit, pro zbatimit të ligjit, pro rregullimit të gjuetisë! Të forcohen rregullat e të zbatohen për të gjithë. Jemi gati për bashkëpunim. Moratoriumi është mungesë e vullnetit”, – u shprehën gjuetarët.

Në protestë ka qenë i pranishëm edhe presidenti dhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Gjuetisë. Sipas gjuetarëve, ministri i Mjedisit nuk e ka pritur delegacionin në takim.

Shperndaje