Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese në Greqi, presidenti i klubit hyn në fushë me pistoletë, dhe kërcënon gjyqtarin pas golit të anulluar

Shokuese në Greqi, presidenti i klubit hyn në fushë me pistoletë, dhe kërcënon gjyqtarin pas golit të anulluar
March 12
10:53 2018

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në fushën e  futbollit në Greqi gjatë ndeshjes mes Pasokut dhe AEK-ut të Athinës. Pas një goli të anulluar në minutën e 90’ që u shënua nga Varela, presidenti i PAOK Ivan Savvidis ka hyrë në fushën e blertë dhe ka sulmuar gjyqtarin e takimit i cili e anulloi golin me pretendimin se futbolisti kishte penguar portierin.

Por nga fotot e publikuara në mediat lokale duke presidenti Savvidis i cili gjatë kohës që ka hyrë në fusgë mbante një pistoletë në brez.

Ndërkohë futbollistët e AEK-ut janë rikthyer në dhomat tyre, ndërsa ato të PAOK kanë qëndruar në fushë duke protestuar derisa forcat e rendit i kanë shoqëruar edhe ata në dhomat e zhveshjes.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje