Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese në Durrës/ 8-vjeçarja përdhunohet në ambientet e shkollës

Shokuese në Durrës/ 8-vjeçarja përdhunohet në ambientet e shkollës
July 19
11:22 2019

Në ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Arapajt në Durrës. Një vajzë vetëm 8 vjeçe është përdhunuar në grup nga 5 djem, të moshes 15-17 vjec.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth tre javë më parë në shkollën “Myslim Hida”, po është mbajtur e fshehtë nga policia e Durrësit.

 Sipas “BalkanWeb” djemtë e moshës 15-17 vjec kanë marrë të miturën dhe e kanë lidhur në katin e katërt të shkollës, ku edhe kanë kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Sipas burimeve vajza është gjetur e lidhur nga mësuesit e shkollës në katin e katërt dhe më pas ka rrëfyer gjithçka. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një 16-vjecar nën akuzën e përdhunimit në grup.

Detaje të reja kanë dalë minutat e fundit në lidhje me këtë ngajrje tronditëse. 8-vjeçarja, banuese në Arapaj, në lot u ka treguar mësuesve makabritetin e ndodhur në momentin kur është gjetur në shkollë, me aq sa mund të tregojë një fëmijë i kësaj moshe. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë dokumentuar ngjarjen, por nuk e kanë bërë të ditur atë, një kërkesë kjo edhe e prindërve të 8-vjecares. Vajza është pyetur më tej në prani të psikologes e punonjëses sociale.

Ndërkohë,16-vjecari i arrestuar, ndodhet nën masën e sigurisë arrest me burg dhënë nga gjykata e Durrësit, ndërsa lidhur me ngjarjen janë shoqëruar një grup djemsh, por deri më tani vetëm një prej tyre është arrestuar.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajve që regjistrohet në zonën e Durrësit. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje