Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokuese: 15-vjeçarja rrëfen se është përdhunuar 1 javë sistematikisht

Shokuese: 15-vjeçarja rrëfen se është përdhunuar 1 javë sistematikisht
April 15
13:17 2016

41-vjeçari me origjinë nga Lezha, është arrestuar pasi u akuzua se ka rrëmbyer një vajzë 15 vjeçare dhe e ka detyruar këtë të fundit të kryejë marrëdhënie seksuale. Mirë po, nuk ka qenë thjesht një arrestim i zakonshëm sepse rrëfimi i vajzës në polici ka qenë vërtetë tronditës.

15-vjeçarja ka zbardhur historinë duke thënë se ka qenë familja e saj që e ka detyruar të martohet më burrin 41 vjeçar dhe ky i fundit ka përfituar duke e përdhunuar për 1 javë sistematikisht. Nisur nga kjo, vajza kë kërkuar mbrojtje sepse burri gjithashtu e ka kërcënuar me vdekje në rast se ajo ndahet prej tij.

Ky denoncim ka shkaktuar tronditje dhe tek vetë oficerët e policisë së Lezhës. Deklarata e plotë e vajzës është:

“Më fejuan pa dëshirën time. Martini erdhi në shtëpi dhe kërkoi dorën për nuse. Prindërit ishin dakord, unë nuk doja. U thashë që nuk dua. Pasi më fejuan më mori në shtëpi dhe më ka mbajtur një javë me njerëzit e familjes së tij. Kreu marrëdhënie seksuale me mua. Unë nuk doja. Më pas i thashë që nuk dua, por më tha se të vras e nuk të lëshoj nga duart. Më merrte në telefon e më thoshte se do më vriste. Unë kam frikë se mos më çon prostitutë jashtë vendit! Më ndihmoni se kam frikë prej tij”

Komento
Etiketimet
Shperndaje