Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokon Ilir Meta: Të gjithë duhet të sakrifikojnë për Reformën. Jam gati të jap dorëheqjen!

Shokon Ilir Meta: Të gjithë duhet të sakrifikojnë për Reformën. Jam gati të jap dorëheqjen!
July 17
13:07 2016

“Zgjidhja është ndërtimi i një qeverie ekspertësh. Unë jam gati të jap dorëheqjen pas miratimit të reformës!”

Kjo ka qenë deklarata shokuese e kreut të Kunvendit dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp.

Sipas tij duhet që të gjendet sa më shpejt marrëveshja për të miratimin e Reformës në Drejtësi, por për këtë nuk mjafton vetëm mbyllja në një dhomë e Ramës me Bashën (siç ambasadori Lu u shpreh), por të gjithë, Rama, Meta, Basha, Vlahutin e Lu.

“Ose të pestë ta zgjidhim, ose të pestë të ikim nga politika dhe diplomacia!” – shprehet Meta.

Ai gjithashtu rrëfen se si ambasadorit Donald Lu, edhe atij po i soset durimi nga përplasjet qeveri-opozitë përsa i përket gjetjes së alternativës më të mirë për drejtësinë. Sipas Metës, një takim i tillë nuk duhet të zhvillohet duke e nisur bisedën me ‘kush dhe si do të shkojë në burg pas reformës’, pasi kështu vetëm shkatërrohet konsensusi dhe fryma konstruktive.