Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokon Çullhaj: 12-vjeçarja më pëlqente seksualisht. Jam penduar

Shokon Çullhaj: 12-vjeçarja më pëlqente seksualisht. Jam penduar
November 16
11:29 2016

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Durrës pas arrestimit të shtetasit Ilir Çullhaj, i cili u vendos nën pranga 2 ditë më parë pas ngacmimeve seksuale ndaj një 12-vjeçareje, gjykata ka vendosur masën e “arrestit në burg” për të.

Por ajo që ka befasuar më tepër të pranishmit ka qenë pohimi i Çullhaj se ai e pëlqente seksualisht vajzën 12-vjeçare, raporton gazeta “Panorama”.

Vajza më pëlqente seksualisht, ndaj veprova në atë mënyrë. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar për këtë.

Kujtojmë që Çullhaj u arrestua pasi i kishte shkruar të miturës një letër me numrin e tij të celularit dhe me fjalë erotike me përmbajtje seksuale në të. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje