Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokon autori gjerman: Vladimir Putin ka ushtri sekrete nëpër Europë

Shokon autori gjerman: Vladimir Putin ka ushtri sekrete nëpër Europë
April 11
14:24 2016

“Presidenti rus Vladimir Putin zotëron një seri celulash ushtarake ‘fantazmë’ të nivelit të lartë në vende të ndryshme të Eurpës!” – është ajo që shpreh në librin e tij “Lufta e fshehtë e Putin”, autori Boris Reitschuster, korrespondent i të përjavshmes ‘Focus’, në Moskë!

Spas tij, këto trupa të vendosura në shtetet armike përfaqësojnë një grupim të rëndësishëm në luftën sekrete kundër perëndimit!

Kjo taktikë (Systema) daton që nga Lufta e Ftohtë dhe konsiston në stërvitjen e veçantë luftarake të forcave speciale dhe të atyre të inteligjencës! Bëhet fjalë për qendra sportive pas të cilave fshihen shërbimet sekrete ushtarake ruse, për të formuar agjentë të Kremlinit, me liçencën për të vrarë!

Sipas informacioneve që zotëron ‘Bild’, e cila raporton lajmin, ky sistem është i përfshirë edhe në lëvizjen antiislamike gjermane Pegida, mbështet lëvizjet populiste të ekstremit të djathtë dhe krijon fushata disinformimi, siç ishte ajo e përdhunimit të 13-vjeçares ruse nga emigrantët në Berlin!

Sipas autorit të librit, shkollat ‘Systema’ aktualisht ekzistojnë në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe shërbejnë si pikë takimi mes agjentëve dhe si qendra të rekrutimit të agjentëve të rinj!