Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shokojnë mediat britanike: Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenj të kokainës në botë!

Shokojnë mediat britanike: Shqiptarët konsumatorët më të mëdhenj të kokainës në botë!
October 20
09:29 2017

Prevalenca e përdorimit është e reflektuar në hartë me ngjyra të ndryshme, ku ngjyrat me të errëta tregojnë për nivele më të larta të përdorimit të kokainës.

Sipas mediave britanike të cilat kanë publikuar këtë studim, të dhënat korrespondojnë me raportimet për disa vite, duke dhënë edhe tregues konkretë për përdorimin e kokainës në vende të ndryshme të botës.

Renditja e Shqipërisë në tabelën e publikuar nga “The Telegraph”-i britanik është shqetësuese, pasi kryeson listën.

“Në majë të tabelës është Shqipëria. Hulumtimi i shëndetit publik nga 2014-a vlerëson se 2.5% e popullsisë së saj në moshë midis 16 dhe 64 vjeç përdor drogën. Vende të tjera në 10-shen e parë janë SHBA-të, Spanja, Australia dhe Holanda, së bashku me disa vende të Amerikës së Jugut: Kili dhe Uruguai”, – shkruan “The Telegraph”. /Blitz.al/

Shperndaje