Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, UKT me skemë të re

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, UKT me skemë të re
June 01
13:20 2016

Me qëllim lehtësimin e pagesës për konsumatorin debitor, biznesin e vogël, UKT ka bërë të ditur hyrjen në fuqi të një skeme të re për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Kjo aktmarrëveshje vjen pas asaj për konsumatorin familjar dhe politikave që UKT ka ndjekur për lehtësimin e skemës për shlyerjen e borxhit.

Në bazë të kësaj aktmarrëveshje, kanë ndryshuar këstet mujore të pagesave të detyrimeve. “Çdo konsumator debitor, biznes i vogël/ privat me hyrjen në fuqi të kësaj aktmarrëveshje do të paguajë 7000 ( shtatëmijë) lekë në muaj plus vlerën e faturës mujore. Ndërkohë që me aktmarrëveshjen e vjetër konsumatori biznes i vogël/ privat duhet të paguante 20 për qind të totalit të debisë në momentin e lidhjes së aktmarrëveshjes me UKT sh.a dhe 10 për qind të debisë së mbetur plus faturën e përmuajshme të ujit”, bën me dije Ujësjellës Kanalizime Tiranë në njoftimin për mediat.

Etiketimet
Shperndaje