Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkup, mësuesja detyron nxënësit të vizatojnë logon e BDI-së

Shkup, mësuesja detyron nxënësit të vizatojnë logon e BDI-së
April 26
13:13 2016

Gjatë një ore mësimi të zhvilluar në shkollën fillore “Imri Elezi” në Shkup, me temën “Simbolet e Bashkësisë Lokale”, mësuesja i ka detyruar nxënësit e klasës së katërt të vizatojnë logon e BDI-së, transmeton “LajmPress”.

Përmes celularit të saj, ajo u ka treguar fëmijëve foton me flamurin dhe logon e Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilën fëmijët e kanë vizatuar në fletoret e tyre.

Rasti është denoncuar nga vetë prindërit e nxënësve, të cilët janë shprehur se do të kërkojnë llogari nga autoritetet e shkollës. Emri i mësueses ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që pritet ndërhyrja e organeve kompetente.

Komento
Etiketimet
Shperndaje