Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shkrumbohet nga flakët kati i tretë i një pallati në Fushë-Krujë, asfiksohen 4 fëmijë

Shkrumbohet nga flakët kati i tretë i një pallati në Fushë-Krujë, asfiksohen 4 fëmijë
September 14
11:36 2019

Mëngjesin e sotëm, një zjarr i fuqishëm ka rënë në një pallat në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Ai ka rënë në hyrjen e katit të tretë ku nga flakët është prekur çatia dhe për pasojë u shpërnda në të gjithë katin. Nga zjarri janë djegur 4 hyrje, ndërsa 4 fëmijë janë asfiksuar dhe ndodhen në shërbimin e urgjencës.

Për shuarjen e zjarrit u angazhua zjarrfikësja e Krujës dhe ajo e Vorës si dhe disa bote uji të bizneseve private të Fushë-Krujës. Shkak i zjarrit paraprakisht mendohet të jetë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.

Një banor ka qenë ai që ka shmangur një tragjedi duke nxjerrë jashtë godinës së amortizuar katër fëmijë. Ai ka treguar për “BalkanWeb” se si hyri mes flakëve duke thyer derën e nxjerrë prej aty fëmijët që ishin të pavetëdijshëm:

“Rreth orës 7:00 shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë dhe u bëra kurioz. Kur dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj 4 fëmijë shtrirë, ishin asfiksuar. Theva derën dhe i nxora. Të flas është diçka e kotë sepse mua më janë dëmtuar tre hyrje. Realitetin se sa shpejt kanë ardhur dhe sa shpejt po e fikin, urdhëro ja ku e ke vetë realitetin. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma.”

Burimi: BalkanWeb

Share