Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkruhet historia në Amerikë me këtë inaugurim, përlotet çifti presidencial

Shkruhet historia në Amerikë me këtë inaugurim, përlotet çifti presidencial
September 25
12:54 2016

Presidenti Barack Obama së bashku me bashkëshorten e tij, kanë përuruar muzeun e parë afro-amerikan në SHBA. Ka qenë vetë presidenti Obama që ka hapur për herë të parë dyert e këtij muzeu në Uashington.

Teksa ky i fundit ka mbajtur edhe fjalën e hapjes, ka thënë se si asnjëherë tjetër historia amerikane do të njihet ashtu siç është dhe do të shërbejë për edukimin e brezave të tjerë. Teksa janë dëgjuar këto fjalë emocionuese, si presidenti ashtu edhe Michelle janë parë duke lotuar.

I pranishëm ka qenë edhe ish-presidenti George W. Bush, i cili ka firmosur në mandatin e tij nisjen  e ndërtimit të këtij muzeu. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje