Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkruanin emrat e deputetëve në kazanët e plehrave, ndalohen të rinjtë

September 23
10:09 2016

...

 

Pas debatit për miratimin e projektligjit për mbetjet urbane, Ben Blushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkruajnë në kazanët e plehrave emrat e të gjithë deputetëve që votojnë pro këtij ligji.

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar përpara parlamentit dhe janë shprehur se do të shkruajnë emrat e deputetëve në kazanët e plehrave.

Në të vërtetë qytetarët e  kanë bërë këtë gjë. Në internet kanë qarkulluar foto në zona të ndryshme të Tiranës ku ata kanë shkruar emrat e deputetëve që kanë votuar pro miratimit projektligjit.

Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat dy të rinj, Klodjan Leka dhe Bislim Lakba. Të cilët janë kapur duke shkruar emrin e kryeministrit Edi Rama në një kazan në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në Tiranë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje