Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkon në koncertin e Dua Lipës, rrëmbehet dhe dhunohet nga ish-partneri

Shkon në koncertin e Dua Lipës, rrëmbehet dhe dhunohet nga ish-partneri
August 13
10:33 2016

Koncerti i këngëtares Dua Lipa në Parkun e Gërmisë në Prishtinë i ka kushtuar shtrenjtë një vajze nga Kosova. Sipas mediave, mbrëmjen e së martës e reja me inicialet A.B. u rrëmbye dhe u dhunua për tri ditë me radhë nga ish-partneri.

Prej asaj nate, vajza ishte dërguar dhe mbyllur në një banesë në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ishte keqtrajtuar në vazhdimësi.

Deri tani Policia e Kosovës nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. /Blitz.al/

Shperndaje