Blitz

 Breaking News

Shkon në 40 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, mes tyre 8 nga bluzat e bardha

Shkon në 40 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, mes tyre 8 nga bluzat e bardha
March 29
11:52 2020

Shkon në 40 numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri, pasi 7 persona të tjerë të infektuar janë shëruar ditën e djeshme. Lajmi i gëzueshëm është bërë me dije nga kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Lajm i mirë: 7 të shëruar ”.

Personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e çuar në 40 numrin total të personave që e kanë fituar këtë betejë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur se nga 7 të shëruarit dje, dy janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” duke e çuar në total numrin e mjekëve të shëruar në 8.

Share