Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkoi të ndiqte ndeshjen Shqipëri-Maqedoni, vdes tifozi nga Kosova

Shkoi të ndiqte ndeshjen Shqipëri-Maqedoni, vdes tifozi nga Kosova
September 06
10:42 2016

Një shtetas 65-vjeçar nga Kosova, Kadri Shkrela, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ai kishte udhëtuar nga Kosova për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Maqedoni që zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, por s’ka mundur të kthehet sërish në banesën e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në bulevardin Bishanaku, i njohur ndryshe si “Rruga e Gjanë”, afër stadiumit “Loro Boriçi”. Tifozi ishte mbështetur në shtyllën e ndriçimit, në momentin kur e zuri korrenti. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje