Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkoi për të peshkuar, 12 vjeçari mbytet në lumin e Valbonës

Shkoi për të peshkuar, 12 vjeçari mbytet në lumin e Valbonës
May 13
17:13 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lumin e Valbonës, ku një 12 vjeçar që kishte shkuar për të peshkuar ka ndëruar jetë. Sipas informacioneve, i mituri me inicialet J.D, 12 vjeç, nga fshati Dragobi, kishte shkaur për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës, por fakteqësisht nuk është kthyer më.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë: “Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”. ”

Nga të dhënat e para, dyshohet se i mituri ka rënë aksidentalisht në lumë dhe si rezultat i kësaj ka humbur jetë. Materialet u referuan në  Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale. /Blitz.al/

Burimi: Syri.net

Komento
Shperndaje