Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkoi për fundjavë tek gjyshërit, vetëvritet studenti nga Saranda

Shkoi për fundjavë tek gjyshërit, vetëvritet studenti nga Saranda
July 18
10:02 2016

I riu 21-vjeçar Andrea Papagjika është gjetur i pajetë mëngjesin e së dielës, në shtëpinë e gjyshërve të tij në fshatin Shënvasil të Himarës. Trupi i tij është konstatuar rreth orës 08:10 të mëngjesit, ndërkohë që sipas grupit hetimor bëhet fjalë për një vetëvrasje për shkak se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Burime të policisë shprehen se ngjarja ka ndodhur në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta, transmeton Blitz.al. I riu sapo ishte kthyer në shtëpinë e tij në Sarandë pas përfundimit të sezonit të provimeve.

Të shtunën, ai u kishte thënë prindërve se do të kalonte fundjavën tek gjyshërit. Ditën e diel, ai ka vendosur të kryejë veprimin ekstrem duke u vetëvarur në kangjellat e ballkonit të katit të dytë të shtëpisë. Policia po vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

Etiketimet
Shperndaje