Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër – Vritet 26-vjeçari, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes

Shkodër – Vritet 26-vjeçari, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes
September 27
10:40 2016

Nga Anduena Llabani

Më 27.09.2016, rreth orës 06:15 , është marrë një njoftim se në rrugën e vjetër për Torovicë, në kufirin ndarës me Shkodrën, ka ndodhur një vrasje.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se persona akoma të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti “Ford”, i cili po udhëtonte në drejtim të fshatit Torovicë.

Në automjet lëviznin shtetasit A.Q. (drejtues mjeti ) dhe Ajet Qokthi, 26 vjeç (pasagjer), të dy banues në Shkodër. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën Ajet Qokthi.

Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje