Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër- Vriten 2 persona dhe plagosen 4 të tjerë në një lokal, identifikohet autori i krimit

Shkodër- Vriten 2 persona dhe plagosen 4 të tjerë në një lokal, identifikohet autori i krimit
October 04
09:12 2016

Nga Anduena Llabani

Shkodër- Në datë 03.10.2016, rreth orës 22:40, është marrë njoftim se në një lokal te kryqëzimi i Dajçit, Shkodër, kishte të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri) , shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti, 42 vjeç, dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.

Gjithashtu ka plagosur edhe shtetasit A.P. 42 vjeç, N.M. 35 vjeç, V.K. 22 vjeç dhe K.M. 26 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me FNSH-në me qëllim kapjen e tij dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër së bashku me forcat FNSH janë në ndjekje të autorit./Blitz.al/

shk

Komento
Shperndaje