Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, vjedhin një banesë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Shkodër, vjedhin një banesë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas
November 28
11:15 2016

Nga Anduena Llabani

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, më datë 27.11.2016, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

* K.G. 14 vjeç, banues në Shkodër;

* M.K. 15 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në datë 26.11.2016 kanë kryer vjedhje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit GJ.T., 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 134 e 25 të Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje