Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, rrahja dhe dhunimi seksual i fëmijëve jetimë, lihet në burg drejtoresha e shtëpisë së fëmijës

Shkodër, rrahja dhe dhunimi seksual i fëmijëve jetimë, lihet në burg drejtoresha e shtëpisë së fëmijës
January 11
12:06 2017

Albana Llazani, ish-drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës në Shkodër, është lënë në burg nga gjykata, pavarësisht kërkesës së saj për ta lënë të lirë.

Avokatja e saj mbrojtëse e ka cilësuar si të tepërt burgosjen e saj, pasi me arsyetimin e saj ajo nuk është përfshirë drejtpërdrejt në dhunimin e fëmijëve, por gjykata e ka argumentuar se me veprimet apo mosveprimet e saj Llazani ka nxitur dhunën dhe mendohet se ajo kishte dijeni për dhunën dhe veprimet e turpshme që ushtroheshin nga punonjësit në jetimore ndaj fëmijëve.

Pritet që pala mbrojtëse ta çojë çështjen e Llazanit në Gjykatën e Apelit me shpresën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë që Llazani akuzohet për shpërdorim detyre, pasi 4 vajza të mitura të shtëpisë së fëmijës dyshohet se u abuzuan seksualisht dhe u dhunuan fizikisht në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje