Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, pranga përgatitësit të minave me telekomandë

Shkodër, pranga përgatitësit të minave me telekomandë
April 13
09:31 2016

Një 45-vjeçar që përgatiste mina me telekomandë është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës. Arrestimi i tij dhe sekuestrimi i minave u kryen gjatë operacionit të koduar “Porosia”. Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Nadir Shiroku, i akuzuar për trafik të armëve dhe municioneve, si dhe prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Ai rezulton të jetë i dënuar në vitin 1996 me 18 vite burg për vjedhje me armë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe në 2013-n me 8 muaj burg për përkrahje të autorit të krimit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi: dylbi snajperi, telekomanda, karta telefoni, dylbi, aparat fotografik, bateri dhe bateri telefon celular, ampermatës, usb, disa lloje kacavidash, disa lloje telefon celulare, mandate arkëtimi në emër të shtetasit në fjalë, tela si dhe disa mila (llambushka të vogla).

...

...
Picture 1 of 3

Komento
Etiketimet
Shperndaje