Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër- Po riparonin defektin, plagosen 3 punonjës të OSSHE-së

Shkodër- Po riparonin defektin, plagosen 3 punonjës të OSSHE-së
November 30
20:39 2017

 Shkodra është një nga qytet ku moti i keq ka bërë më shumë dëme ditën e sotme. Disa zona të qytetit e rrethinat kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas Syri.net 3 elektriciste në krye te detyres në Shkodër, të cilët po punonin për të riparur një defekt të shkaktuar nga reshjet janë lënduar.

Ata janë dërguar ne spitalin e Shkodrës, për shkak të plagëve të marra, ndërsa  pritet të nisen drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Elektriçistët kanë pësuar djegie gjatë një riparimi në nëstacionin Shkodra 1.Burimet nga policia thanë se tre punonjësit janë plagosur gjatë shpërthimit të një automati që po riparonin.

Ata janë Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha.

Mësohet se dy prej tyre, konkretisht Halluni dhe Hafizi, janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërsa elektricisti Anton Berisha i plagosur me lehtë, ndodhet në spitalin e Shkodrës.

Shperndaje