Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
  • Tronditen bizneset Call Center. Kalohet ligji i ri nga senati italian Asaj që i frikësoheshin të gjitha bizneset shqiptare të Call Center sapo ka ndodhur. Senati italian ka miratuar sot ligjin për bizneset Call Center që operojnë jashtë territorit italian dhe...
  • CIA vjen në Tiranë Drejtori i CIA-s (Central Inteligence Agency) amerikane, John Brennan, ka mbërritur në Tiranë, ku është takuar me presidentin Nishani e kryeministrin Rama. Mësohet se Brennan ka diskutuar me autoritetet tona...
  • Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve Një tjetër operacion i karabinierisë italiane në zonën e Ternit në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshave 37 dhe 34-vjeçare...
  • Ukrainë, nuk shkuan për ta zëvendësuar, vdes i ngrirë ushtari… I priti ushtarët e tjerë për një kohë të gjatë, me shpresën se nga momenti në moment do të vinin për ta zëvendësuar, por askush nuk u shfaq. Kështu humbi...
  • LIBRA dorëzon në Kuvend nismën për minimumin jetik Partia e krijuar një muaj më parë, LIBRA, ka dorëzuar në Kuvend një nismë për minimumin jetik. Kjo nismë u prezantua nga deputetja e kësaj partie, Mimoza Hafizi, e cila...
  • Lutfi Dervishi: Gazetarët sot u ngjajnë hienave! Në një shkrim të tij, analisti Lutfi Dervishi ka trajtuar aktualitetin në Shqipëri në këto momente dhe mënyrën e pasqyrimit të lajmeve të përditshme nga mediat në vend, çka sipas...
  • Laborantët-Beqajt: Tërhiqu nga koncesioni! Laborantët që operojnë në spitalet shtetërore shqiptare kanë protestuar në shumicën dërrmuese të spitaleve tona, duke i kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të tërhiqet nga dhënia me koncesion e...
  • Rama ironizon PD-në. Komentuesja: Një surrat keni të gjithë ju   Kryeministri Rama ka ironizuar PD-në dhe kreun e saj Basha përmes një statusi në Facebook-un e tij personal. “Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA-të, gënjejnë të gjithë veç Lulit...
  • Basha takon Merkel Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë që Merkel drejton në Gjermani. Basha e ka falënderuar kancelaren për ndihmën...
  • Krujë, gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari Një 40-vjeçar nga Kruja është gjendur i pajetë në banesën e tij. I identifikuar si Tonin Dobrozi, viktima raportohet se nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe sipas ekspertizës...

Shkodër – Plagosin me armë një shtetas, arrestohen 3 prej autorëve

Shkodër – Plagosin me armë një shtetas, arrestohen 3 prej autorëve
October 21
10:07 2016

Nga  Anduena Llabani

Më datë 20.10.2016, në fshatin Zues në Shkodër, në vendin e quajtur Dajlan, është marrë njoftim se është plagosur me armë lehtë në këmbë shtetasi S.H. 78 vjeç, banues në Zues, i cili ka marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të kryera në lidhje me këtë ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Fatmir Derguti, 45 vjeç, banues në Shkodër; Musa Torishta, 62 vjeç, banues në Shkodër; Akil Isufi, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: H.I, 55 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me armë pneumatike shtetasin S.H., si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e ishullit Dajlan, te “Shtëpia e peshkatarit”, e cila ndodhet në afërsi të vendit të ngjarjes që e administron shtetasi Fatmir Derguti dhe është në pronësi të shtetasit Akil Isufi, u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 pistoleta tip “Ekol” me krehër me 6 fishekë; 1 pistoletë tip “Baret” me krehër me 4 fishekë; 6 fishekë model 54; 1 armë gjahu; 2 armë gjahu teke; 162 copë fishekë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve: Fatmir Derguti i dyshuar për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje” , “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Moskallëzim krimi ” parashikuar nga Nenet 89, 278 dhe 300 të Kodit Penal. Musa Torishta, i dyshuar për veprat penale të ”Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga Nenet 89 dhe 300 të Kodit Penal. Akil Isufi dhe H.I. të dyshuar për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal./Blitz.al/

z1 z2

Komento
Shperndaje