Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, nusja spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatën

Shkodër, nusja spërkat me benzinë vjehrrën dhe kunatën
July 29
18:04 2016

Një ngarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 00:20 të mëngjesit të sotëm në fshatin Stajkë në Shkodër.  Nusja e shtëpisë ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën duke dashur t’i djegë.

Shtetasja me iniciale E.P. tentoi t’u vinte flakën dy grave, por nuk ia ka arritur qëllimit. Shkaqet e ngjarjes ende nuk janë të ditura, por fatmirësisht nga ky veprim nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 29.07.2016, rreth orës 00:20, në fshatin Stajkë, në banesën e shtetasit L.P., shtetësia E.P. ka tentuar të djegë me benzinë, duke i spërkatur, vjehrrën dhe kunatën. Nuk ka pasoja në njerëz apo dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje