Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, kapet i dyshuari për vrasjen e dy shtetasve në Dajç

Shkodër, kapet i dyshuari për vrasjen e dy shtetasve në Dajç
October 04
13:58 2016

Nga Anduena Llabani

Shkodër – Në datë 03.10.2016, rreth orës 22:40, është marrë njoftim se në një lokal te kryqëzimi i Dajçit, Shkodër, kishte të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri), shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti, 42 vjeç, dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.
Nga forcat e drejtorisë vendore të policisë Shkodër, gjatë një pune të pandërprerë, u bë e mundur të kapet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në Dajç, shtetasi Miklovan Parubi, në afërsi të banesës së tij.
Ky shtetas njihet në zonë si përdorues i lëndëve narkotike dhe me probleme emocionale të pakontrolluara.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Blitz.al/

foto3

foto2

foto1

Komento
Shperndaje