Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, hetime për firmat që nuk pastruan rrugët nga bora

Shkodër, hetime për firmat që nuk pastruan rrugët nga bora
January 11
12:46 2017

Nga Anduena Llabani

Prokuroria e Shkodrës nis hetimet për firmat e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat nuk hodhën skorje, duke shkaktuar kaos në qarkullim.

Zyrtarisht mësohet se në prokurorinë e Shkodrës është referuar një kallëzim penal, por kreu i kësaj prokurorie nuk bën të ditur ende se cilat janë firmat e denoncuara për shpërdorim detyre. Materiali i referuar në prokurori flet për disa firma private të cilat janë paguar për të bërë pastrimin e rrugëve nga reshjet e dëborës në sezon.

Kryeprokurori i Shkodrës tha për Blitz.al  se pritet të shihet edhe roli i institucioneve shtetërore në këtë proces, por edhe nuk është konfirmuar nëse ato do të jenë objekt hetimi.

Prokuroria e Shkodrës pritet të administrojë dhe sekuestrojë në cilësinë e provës materiale kontratat që këto firma kanë nënshkruar në këtë qark.

Nga sot pritet që marrja e këtyre kontratave të shoqërohet edhe me marrjen në pyetje të administratorëve të firmave që merren me pastrimin e rrugëve. /Blitz.al/

Shperndaje