Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve

Shkodër, goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve
November 01
12:22 2016

Nga Anduena Llabani

Shkodër

Vijon operacioni “Roja e gjelbër”.

Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.

Sekuestrohen 10 m kub lëndë drusore.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.

14895674_10210687880023735_1715532126_o

Në datë 01.11.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi:

Marash Brija, 47 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Shkodër – Prekal, në vendin e quajtur kthesa e Sumës, u kap duke transportuar 10 metër kub lëndë drusore me automjetin tip IFA me targë SH 3659 D, pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”, parashikuar nga Neni 205 i Kodit Penal.

Do të vijojë puna me intensitet e angazhim në mënyrë të pandërprerë me qëllim parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të këtij aktiviteti.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje