Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, FNSH kap 27-vjeçarin e dënuar për gjakmarrje

Shkodër, FNSH kap 27-vjeçarin e dënuar për gjakmarrje
April 24
11:43 2016

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kasnec”, duke vënë në pranga shtetasin 27-vjeçar Lazër Qukaj.

Mësohet se i riu ka qenë i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e ka deklaruar fajtor dhe e ka dënuar me 21 vite burg për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke bërë të mundur kapjen e tij në flagrancë në fshatin Kasnec, ku ai banonte.

Etiketimet
Shperndaje