Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, asgjësohen 6555 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje

Shkodër, asgjësohen 6555 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje
October 25
17:23 2016

Nga Anduena Llabani

Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër kanë organizuar një plan operacional në njësinë administrative Pult, Shkodër, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale me qëllim identifikimin e parcelave të mbjella, ambienteve të përshtatura për grumbullim, tharje, magazinim dhe trafikimin të lëndëve narkotike Cannabis Sattiva dhe asgjësimin e tyre.

Në kuadër të këtij operacioni kanë marrë pjesë 150 forca policore:

* FNSH – Tiranë dhe FNSH – Shkodër, gjithashtu edhe specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rendit dhe Sigurisë Publike në bashkëpunim edhe me shërbimet e DVP – Shkodër.

Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike brenda të cilave u gjetën:

6555 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje