Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër, arrestohen 2 pedagogë

Shkodër, arrestohen 2 pedagogë
November 21
16:11 2016

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”, me akuzën e korrupsionit në dhënien e notave.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 studentë dhe përgjegjës rojesh private.

2 pedagogët e arrestuar janë Simon Lufi dhe Rokin Daberdaku.

Mësohet se Lufi është kreu i Departamentit të Historisë, ndërkohë që Daberdaku është zv.dekani i Degës së Historisë dhe ka gradën Doktor.

Mësohet se hetimi ndaj tyre kishte nisur prej kohësh, ndërkohë që ishte lëshuar urdhër arresti nga prokuroria.

Të tjera detaje pritet të kemi në orët në vijim. /Blitz.al/

lista

Komento
Shperndaje