Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shkodër – 4 orë nga ndeshja Shqipëri-Spanjë, policia kontroll për akte terroriste në stadiumin”Loro Boriçi”

Shkodër – 4 orë nga ndeshja Shqipëri-Spanjë, policia kontroll për akte terroriste në stadiumin”Loro Boriçi”
October 09
17:12 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.

Në këtë kuadër, rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-të e Policinë Vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit. Drejtori i FLO Niko Brahimaj ka bërë instruktazhin e forcave FLO (Forcat lëvizëse operacionale) si dhe drejtori i Rendit Publik Gjovalin Loka ka bërë instruktazhin e Policisë së Rendit.

U bë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv. Përfundoi takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht./Blitz.al/

Shperndaje