Blitz

 Breaking News

Shkodër/27-vjeçarja jetime rrëfen publikisht abuzimet. Ndalohet shefi i policisë në Fushë-Arrëz, akuzohet për përdhunim!

Shkodër/27-vjeçarja jetime rrëfen publikisht abuzimet. Ndalohet shefi i policisë në Fushë-Arrëz, akuzohet për përdhunim!
June 06
06:22 2020

Arbana Osmani lajmëroi pak ditë më parë se këtë të shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” do të kishte një rrëfim të fortë. Një vajzë sot madhore do të rrëfejë se si vite më parë ajo është përdhunuar nga roja i një institucioni dhe më vonë edhe  nga polici i i stacionit policor kur kishte shkuar të denonconte përdhunuesin. Dje është transmetuar spoti i programit që do të transmetohet sot në mbrëmje ndërkohë është bërë arrestimi edhe i policit që vajza ka vendosur ta denoncojë publikisht në program.

Dëshmia është tronditëse dhe një akuzë e fortë. Autorja e emisionit dua të të bëj të lumtur, Arbana Osmani tregon për bisedën me vajzën guximtare.

Vajza është e sigurt tashmë nën mbrojtjen e policisë. Ajo ka marrë statusin e posaçëm, ndërsa një hetim në shkallë të gjerë ka nisur prej kohës në ndjekje të personave të përfshirë në përdhunim me disa fëmijë jetimë në Shkodër.Ka qenë pikërisht Arbana ajo që ka zbuluar se arrestimi i djeshëm lidhet me historinë e programit të saj.

Shefi i Stacionit Policor në Fushë Arrez, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë në prill të vitit 2015, e cila kishte shkuar të denonconte një abuzim seksual nga disa persona.

I., Duraku dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e cila kishte shkuar në polici për të denoncuar përdhunimin.  Ka qenë vajza ajo e cila në praninë e një psikologu, ka vendosur ta kallëzojë shefin e policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë- Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve ne DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar per përdhunimin që i kishin bërë disa persona ne 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.

SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Policisë ne Fushë Arrëz, në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale.

Duke përfituar nga ky komunikim publik, SHÇBA i bën thirrje çdokujt që është dhunuar apo ndihet nën presion, të denoncojnë menjëherë pranë Policisë së Shtetit apo Prokurorisë, si dhe pranë SHÇBA nëse evidentojnë shkelje të punonjësve të Policisë, në numrin 0800 90 90, duke garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë.

“Vajza sot është 27 vjeç (jo 12) dhe ka ardhur në studio për të falenderuar psikologen që i ka qëndruar pranë në ditët e saj më të vështira. Ajo ka rrëfyer për abuzimet (që kanë nisur në moshën 12-vjeçare) sepse në këtë mënyrë dëshiron t’i japë kurajo kujtdo që abuzohet ende sot në këto institucione. Ajo ka zgjedhur të dalë në program me fytyrë dhe zë për të kërkuar ndihmë sepse ndihet e paragjykuar. Programi gjithsesi ka kontaktuar instancat më të larta që ajo të marrë mbrojtje pas rrëfimit edhe pse vajza ka thënë që nuk ka frikë.”- ka shkruar Arbana Osmani për vajzën.

Share